Pesë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

October 26, 2024
1 minut lexim

Sulmet raketore ruse kanë lënë të vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë, në qytetin Dnipro në Ukrainë, ndërkaq një adoleshent dhe një person tjetër u vranë gjatë sulmeve në Kiev dhe rajonin përreth, thanë zyrtarët më 26 tetor.

Sulmet ajrore gjatë natës në Dnipro kanë plagosur edhe 19 persona të tjerë dhe kanë shkatërruar disa ndërtesa, tha Sergiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut.

“Tre persona u vranë në Dnipro, përfshirë një fëmijë. Nëntëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, katër nga ta fëmijë. Tetë persona janë hospitalizuar”, tha Lysak.

Në sulmet e ndara ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, u vranë dy persona, përfshirë një adoleshent që u vra gjatë një sulmi me dron, thanë autoritetet rajonale.

Qytetet ukrainase, përfshirë Kievin, janë cak i sulmeve me dronë dhe raketa që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti në takim me qytetarët: Do të vizitojmë çdo vend, do të veprojmë ashtu siç do të thoni ju!

Story i radhës

Debat i fortë mes Gresës dhe Bay T, sherr shtrati i gjumit

Të fundit nga

ShkoLartë