“Pesë persona veshur me të zeza dhe me maska kanë gjuajtur drejt viktimave”, MPB me detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Shkup

March 7, 2023
1 minut lexim


Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje shtesë nga vrasja e dy persona mbrëmjen e djeshme afër Kalasë së Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se vrasësit kanë qenë 5 persona, të veshur me të zezë dhe me maska në fytyrë, ndërkaq MPB sot gjithashtu konfirmon se vetura me të cilën po transportoheshin vrasësit është gjetur e djegur në Orizare të Epërme në Shkup.

“Më datë 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në rrugën “Samoillova” në Shkup, pesë persona të veshur me rroba të zeza me maska, me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si dhe A.T.(34) nga Shkupi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënie të ndihmës mjekësore. Është njoftuar prokurori publik, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dhënë për obduksion. Rreth orës 20:30 është djegur një automjet tip Audi A6 rrugës për Orizare të Epërme. Pas udhëzimeve të prokurorit publik janë zhvilluar biseda zyrtare me disa persona dhe po ndërmerren masat dhe aktivitetet përkatëse për zbardhjen e vrasjeve”, thonë nga MPB.



MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I plagosuri në ngjarjen e mbrëmshme në Shkup është lëshuar në shtëpi, ende nuk ka informacione për autorët e vrasjes së dyfishtë

Story i radhës

Butrint Imeri ka disa fjalë zemre për fansat e tij, veçanarisht për vajzat

Të fundit nga

ShkoLartë