Pesë persona të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev, spitali i fëmijëve dëmohet nga sulmi

min lexim

Kievi, kryeqyteti ukrainas, u trondit nga shpërthime mëngjesin e sotëm, së bashku me disa zona të tjera në Ukrainë. Tashmë janë zbardhur më shumë informacione nga zyrtarët mbi ndikimin e sulmeve ruse.

Autoritetet lokale, duke cituar informacione paraprake, thanë se një sulm me raketa ruse në Kiev ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur nëntë të tjerë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se Rusia gjuajti më shumë se 40 raketa në qytetet e Ukrainës të hënën, duke goditur një spital për fëmijë në Kiev dhe duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën në të gjithë vendin. Spitali i fëmijëve që u godit ishte spitali Okhmatdyt, qendra më e madhe mjekësore e fëmijëve në Ukrainë, sipas lajmeve të Ukrainës Suspline. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare që të thotë nëse ka apo jo viktima.

Në një postim në X, Zelenskiy tha:

Të gjitha shërbimet janë të angazhuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Dhe e gjithë bota duhet të përdorë gjithë vendosmërinë e saj për t’i dhënë fund më në fund sulmeve ruse.

Vrasja është ajo që sjell Putini. Vetëm së bashku mund të sjellim paqe dhe siguri të vërtetë.

Kyiv u shënjestrua për herë të fundit nga dronë dhe raketa në mes të qershorit. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se fragmente predhash të rrëzuara nga sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rënë në dy rrethe qendrore të kryeqytetit. Dnipro, Kryvyi Rih, Sloviansk dhe Kramatorsk gjithashtu u sulmuan këtë mëngjes, sipas raportimeve.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Gazment Bardhi pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk ka asnjë kallëzim

Story i radhës

“S’ka as çarçafë”: Kimioterapi në sallë të improvizuar të Hematologjisë

Të fundit nga