1
Shkup, 25 prill – Ministria e Shëndetësisë informon se sot edhe pesë pacientë nga të lënduarit në tragjedinë në Koçan kthehen nga trajtimi në Serbi. Sipas protokollit, tre prej tyre do të jenë nën vëzhgim në Klinikën e kirurgjisë plastike, një pacient në Klinikën kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” dhe një pacient me kërkesë personale do të vazhdojë trajtimin në klinikën private “Zhan Mitrev”.
Për momentin në vend po trajtohen gjithsej tre pacientë, prej të cilëve një në Klinikën kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” dhe dy në spitalin privat “Sistina”.
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar kthimi i një pacienti nga Belgjika i cili do të jetë nën vëzhgim në Klinikën e kirurgjisë plastike.
Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të sigurimit të trajtimit më të mirë të mundshëm si dhe rehabilitimit të mëtejmë.
Në tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan jetën e humbën 62 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan.
BURIMI: zhurnal.mk