Pesë objekte të çerdheve në Ferizaj jepen me qera për 5 vjet

September 27, 2024
min lexim

Me 19 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, pas diskutimit të tretë, ka kaluar propozimi që 5 objektet e çerdheve në komunën e Ferizajt të jepen në shfrytëzim për 5 vjet.

Një pjesë e opozitës në Ferizaj gjatë kohës së votimit e kanë lëshuar seancën sepse ishin kundër këtij vendimi.

“Ne si LVV jemi kundër privatizimit të çerdheve në komunë e Ferizajt për shkak se i kemi mundësit për ti funksionalizuar të gjitha çerdhet që funksionalizuara. Pra tentimet për privatizuar është në favor dikujt tjetër dhe nuk është në interes të qytetarëve komunës tonë”, ka thënë Brahim Osmani i Lëvizjes Vetëvendosje.

Minimumi drejtor është dashur të hedhet në diskutim publik të merret opinioni mendimi i qytetarëve çka ata mendojnë për këtë pikë të bëhet një analizë e thellë dhe cila është e mira e përgjithshme ne nuk jemi këtu për të mirën e personave të caktuar apo individëve e privatizimi nuk mendojë që është e mirë e përgjithshme”, ka thënë Besim Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë vendimi nuk e përkrahën edhe disa këshilltarë të pushtetit e njëra nga ta vetëm diskutoi por gjatë votimit nuk ishte prezent

“Unë kam pritur dhe nuk kam votuar qe dy muaj kam pritur që po e qitni në diskutim publik dhe po flisni me të gjithë qytetarët me të gjithë akterët e fushës e pastaj të vije si pikë ne në kuvend”, është shprehur Hatixhe Bungu Qerimi e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

A jemi duke dashur ta ruajmë një interes të lart qytetar a thjesht ti cenojmë vlerat e shoqërisë. Pse ti cenojmë këto pse prej neve kur jemi vetë pjesë e kësaj shoqërie”, ka thënë Flora Abdullahu nga Partija Demokratike.

E shoqëria civile dhe disa prindër nëpërmjet një aksioni simbolik e kanë kundërshtuar këtë vendim.

Lidhur me këtë propozim drejtuesi e pushteti ka deklaruar se po mundohen të bëjë një zgjidhje sidomos për të punësuarit me kontratë me Caritas Kosova pasi që nuk po lejohet shtimi i të punësuarve në sektorin publik edhe ata të kenë kontrata të rregullta.

“Ne dëshirojmë ti zgjidhim së pari problemet që kemi me çerdhet. Dhe ne ja kemi bërë të qartë Qeverisë ne nuk duam çerdhe që ju të na financoni. Çerdhet ne i bëjmë vet po ju lejonani që punëtorët e çerdheve të futen në kuadër të punëtorëve publik kjo është kërkesa e komunave kjo është kërkesë e imja si kryetar komunës së Ferizajt që të gjithë punëtorët që janë pjesë e çerdheve të bëhen punëtor publik”, ka thënë kryetari Agim Aliu.

Përfaqësuesit e opozitës në Ferizaj dhe të OJQ-ve kanë paralajmëruar që të kërkojnë ligjshmërinë e këtij vendimi dhe të mbajtëse së seancës së sotme nga institucionet më të larta të vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA-ja akuzon iranianë për hakimin e fushatës së Trumpit

Story i radhës

Rihanna shfaqet në të brendshme me dantella në xhirimin për “Savage x Fenty”

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë