Pesë nxënës dërgohen në Emergjencën e Skenderajt, dyshohet se u helmuan

Sot, në Emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj janë dërguar pesë nxënës për trajtim, pasi të njëjtit dyshohet se janë helmuar.

Burime brenda kësaj qendre kanë bërë të ditur se nxënësit e shtrirë janë nga shkolla “Azem Bejta”, në Prekaz.

Të njëjtit dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë  konsumuar në një lokal, në afërsi të shkollës.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përkeqësohet situata në Sazan, zjarri afrohet pranë godinave të ish-bazës ushtarake

Story i radhës

Qeveria mbajti mbledhjen e 50-të, këto janë vendimet

Të fundit nga