Përurohet vepra e 10-të të Mid’hat Frashërit! Uran Butka rrëfen jetën e firmëtarit të Pavarësisë; Agron Shehaj tregon si lindi ideja e Institutit “Lumo Skëndo”

November 28, 2024
min lexim

Në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” ka përuruar veprën e 10-të të Mid’hat Frashërit, firmëtarit të Pavarësisë dhe një prej njerëzve të mëdhenj të Kombit tonë.

Vepra e shkruar nga shkrimtari dhe historiani Uran Butka, i cili në përurimin e këtij vëllimi ka treguar disa pjesë nga jeta e Mid’hat Frashërit, i cili jo vetëm ishte firmëtar i Pavarësisë, por edhe nismëtar i Kongresit Arsimor të Elbasanit dhe hartues i teksteve shkollore.

“Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, përuron vëllimin e 10-të të veprës së zgjedhur Mid’hat Frashëri, firmëtarit dhe protagonistit të Pavarësisë. Nuk ishte e rastit që Mid’hat Frashëri mori pjesë në ngjarjen më madhore të Kombit, 28 nëntor 1912. Biri i Abdyl Frashërit qysh në moshën 17 vjeçare nisi shkrimet dhe botimet me karakter kombëtar e kulturor.

Kryetar i Kongresit të Manastirit, Nismëtar i Kongresit Arsimor të Elbasanit, hartues i teksteve shkollore dhe udhëtar i palodhur i Pavarësisë. Pas një udhëtimi nga Stambolli në Vlorë, me motivin “shpëtimi me anë të vetes tonë” dhe në prag të Pavarësisë, “shpëtimi në indipendencë”, si zgjidhja e vetme për ta bërë fakt mëvetësinë e Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera Uran Butka.

Vepra e Mid’hat Frashërit nuk do të përfundojë me vëllimin e 10-të, pasi Uran Butka është duke punuar për vëllimin tjetër, i cili sërish do të botohet nga Instituti “Lumo Skëndo”. Por si lindi ideja e krijimit të këtij Instituti?

Agron Shehaj, i cili është edhe financuesi i këtij Instituti, tregoi se ideja lindi pas propozimit që Uran Butka i kishte bërë atij për financimin e një vëllimi për Mid’hat Frashërin. Atëherë një sipërmarrës i suksesshëm në biznes, Shehaj jo vetëm që kishte pranuar, por dha edhe idenë e formimit të Institutit “Lumo Skëndo”, që sot numëron dhjetëra vepra të botuara.

“Unë isha një sipërmarrës që kisha arritur një sukses të caktuar në biznes, dhe ishte hera e parë që dikush kërkonte mbështetjen time financiare për një botim. Dhe Urani më propozoi ndihmën për librin, dhe unë i propozova Uranit.

Uran i thashë, unë jo vetëm dua të jap një kontribut për këtë libër që ti do të botosh, por ne mund të botojmë të gjithë veprën e Mid’hat Frashërit dhe për këtë mund të krijojmë një Institut Studimor ku mund të botojmë edhe vepra të tjera”, tregoi Shehaj.

I ftuar në këtë përurim ishte edhe shkrimtari Ilir ikonomi, i cili tregoi edhe një histori mes Mid’hat Frashërit dhe Fan Nolit, dy figurave të mëdha të Kombit shqiptar. Ai rrëfeu se si Mid’hat Frashëri ishte shqetësuar nga një shkrim i gazetës italiane, e cila shkruante se Fan Noli kishte thënë që të lihej për momentin çështja e Sazxanit, me ishullin që vijonte të ishte i pushtuar nga italianët.

Frashëri i kishte dërguar një telegram, ku kërkonte që Italia të tërhiqej menjëherë nga Sazani, ashtu siç parashikonte procesverbali i Londrës.

“Italianët botojnë një artikull në një gazetë italiane, që unë e kam parë, ku thuhej që “Fan Noli mendon që: le ta lëmë në heshtje tani për tani çështjen e Sazanit, le ta shqyrtojmë më vonë”. Mid’hat Frashëri e merr vesh këtë lajm nga gazeta dhe i shkruan një letër Fan Nolit dhe i thotë: Lirimi i kufijve jugor duhet kërkuar që nga Sazani, ashtu siç shënohet në procesverbalin e Londrës në 8 gusht 1913, sepse procesverbali kërkonte që fuqitë të tërhiqeshin nga të gjitha këto toka, plus Sazanin. Nëse nuk kërkohet këtë herë zbrazja e Sazanit, nuk do ta kemi herë tjetër këtë rast në dorë”. Është interesante kjo këmbëngulje e Mid’hat Frashërit për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit shqiptar”, tha Ikonomi.

Në përfundim të përurimit të librit, të gjithë pjesëmarrësve iu dhurua nga një kopje e vëllimit të 10-të të veprës së Mid’hat Frashërit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqiptarët të bashkuar në zemër, por të ndarë në dy Shtete: Nga sakrificat tek sfidat e sotme

Story i radhës

Përgatitjet për duelin me Rumaninë

Të fundit nga

PDK nesër mban konferencë për media

Nesër, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Se pse do të mbahet kjo konferencë, kjo parti nuk dha ndonjë arsye. Megjithëse, ora dhe vendi dihen. Pra konferenca mbahet
ShkoLartë