Përurohet rinovimi i soliterëve nga MCC

October 18, 2022
min lexim

Në lagjen Ulpiana në kryeqytet sot është bërë përurimi i punimeve të rinovimit të 5 soliterave të bëra efiçiente në kuadër të Rinovimeve për Efiçiencë në ndërtesat banesore-AER të programit SEEK financuar nga Koorporata e Sfidave të Mijëvjecarit dhe implementuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës.

Në këtë përurim ka marr pjesë edhe kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright e cila është edhe vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright.

Albright u shpreh se MCC bashkë me Qeverinë e Kosovës do të thellojë bashkëpunimin për investimeve në fushën e energjisë.

“Për fat të keq kërkesa për energji elektrike të besueshme në Kosovë po e tejkalon shumë më shumë ofertën. Një program i tillë si ky që është këtu në Kosovë ka ndihmuar për të krijuar bazë mbi të cilën qeveria e Kosovës mund të vazhdoj një të ardhme me energji më të mirë dhe energji më efiçiente për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përmirësimi i efiçiencës së energjisë është nga masat me koston më efikase që vendet mund të ndërmarrin duke zvogëluar emetimet e gazrave si dhe zvogëluar ndotjen dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe zvogëluar varfërinë. Përmes këtij investimi janë rinovuar pesë ndërtesa shumëkatëshe për të përmirësuar efiçiencën dhe energjinë dhe është vetëm pjesë e një pilotprogrami në shkallë më të gjerë për të testuar një mënyrë të re për qeverinë dhe donatorët tjerë se si mund të bëjnë bashkëfinancime për të bërë rinovime dhe rritjes së efiçiencës së energjisë. Dëshrioj t’ju përgëzoj për rinovimet e këtyre ndërtesave dhe po duken shumë më bukur dhe shpresoj se vet banorët do të shijojnë punën e rëndësishme që është bërë efiçiencën e energjisë… ky nuk është fundi i programit të partneritet sepse ne do ta vazhdojmë atë sepse në korrikun që shkoi MCC dhe qeverisë së Kosovës kanë nënshkruar një kontratë të re prej 202 milionë dollarë për programin kompakt të MCC-së i cili do të bazohet në sukseset e program, do të thelloj partneritetin dhe do të siguroj investim më të madh për energji në vend”, tha ajo.

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se kriza energjetike në Evropë ka pas ndikim më të madh në Kosovë, por shtoi se si SHBA po e ndihmojnë Kosovën në zvogëlimin e varfërisë nga thëngjilli.

Hovenier u shpreh se investimet në efiçiencë të energjisë janë mënyra më efikase se si Kosova mund të lëvizë përpara.

“Qeveria e SHBA- ve është duke u ndihmuar që të zvogëloj këtë varësinë që e ka pikërisht në thëngill dhe në afat të shkurt dhe të mesëm kjo është një prej arsyeve kryesore dhe mënyra e vetme se si mund të ndihmohet Kosova…. Investimet në efiçiencën e energjisë janë njëra nga mënyrat më efikase se si Kosova mund të lëvizë përpara për të kaluar hendekun në mes të ofertës dhe kërkesës….këtu kemi një partneritet ku 60% është investuar nga MCC, 30% nga komuna dhe 10% nga vet banorët dhe kjo nënkupton gjithë atë partneritet të fortë. Shpresojmë që banorët do të gëzojnë një dimër më të ngrohtë”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se investimet e tilla në efiçiencë të energjisë të mundësuara nga MCC ndikojnë në kursim të energjisë elektrike dhe ruajtje të buxhetit të Kosovës.

Ajo theksoi se në vitin e ardhshëm me mbështetjen e qeverisë do të rrisin numrin e shtëpive të cilat do të jenë efiçiente.

“Investimet e tilla kanë benefite të shumëfishta për banorët dhe shtetin në tërësi dhe ambientin përveq që rrisin komfroin e banorëve dhe ulin faturat e energjisë dhe ulin buxhetin e shtetit duke ulur nevojën për subvencione…kemi filluar me një fond prej 6 milionë euro për masat e efiçiencës për familje për pajisje efiçiente të ngrohjes të cilët janë pritur tejet mirë nga qytetarët. Për vetëm 6 ditë kemi pasur mbi 6 mijë aplikime, masat e ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me investime të tilla sikur këto që rrisin efiçiencën e ndërtesave dhe shtëpive në mënyrën se si banorët ashtu edhe shteti të ketë përfitim të cilët vijnë posaqërisht në kohë të tillë të vështirë sikur kjo”, theksoi ajo.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se fal një bashkëivestimi të mirëfilltë tek satelitët në Ulpianë që janë edhe ikona e kryeqytetit po ndikohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është një bashkëinvestim i mirëfilltë për transformimin e kryeqytetit këtë mundësi të bashkëpunimit mund ta marrim si një koncept mbi të cilin mundemi me punu dhe me vazhdu punën nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit e pikërisht edhe jemi duke bërë invetarizimin e ndërtesave të tjera ku mund të bëjmë intervenime të ngjashme. Kemi edhe probleme të tjera si kulmet e azbestit që cënojnë edhe shëndetin e njeriut dhe me largimin e tyre mundemi me i përdorë edhe elementet tjera që na ndihmojnë në energji e efiçiencë si për shembull panele solare… të gjitha këto intervenime janë po ashtu edhe pjesë e programit tonë edhe për ndërtesat e reja nëpërmjet rregulloreve të reja tash të gjitha ndërtesat e reja do të kenë një standard më të madh në aspektin e energjisë dhe efiçiencës”, tha Rama.

Drejtori i përgjithshëm i Millenium Foundation Kosovo (MFK), Petrit Selimi u shpreh se banesat e Ulpianës kanë qenë në rrezik por fal investimeve të MCC-së tashmë banorët e kësaj ane do të shpenzojnë më pak energji elektrike dhe vlera e komunitetit do të jetë më e lartë.

“Banesat e Ulpianës kanë qenë rrezik për jetë. Pjesët e metalit kanë rënë në tokë nuk ka pas fare efiçiencë energjetike hyrjet kanë qenë në gjendje të tmerrshme ka qenë pikëpyetje dhe debat me MCC a të hyjmë në Ulpianë apo jo? Ne kemi investuar në Lipjan, Artanë, Gjakovë, Mitrovicë dhe komunën e Vitisë….kemi rregulluar 1 mijë shtëpi private anë e mbarë Kosovës në të gjitha komunat ku kemi dhënë subvencione për të ndihmuar familjet kosovare të investojnë edhe ata vet në zvogëlim të rrymës së shpenzuar, faturave…Këtu janë mbi 200 familje dhe mbi 1 mijë kosovarë qytetarë të Prishtinës të cilëve ju premtoj se kur të përfundojnë brenda 1 muaji kah 20 nëntori do të jenë në banesa me vlerën më të madhe, do të jenë më të ngrohta, do të shpenzojnë më pak rrymë por edhe vlera e komunitetit do të jetë shumë më e lartë duke treguar një vlerë më të shtuar të gjithë komunitetit tonë”, u shpreh Selimi. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pedagogët nuk terhiqen nga kërkesat/ Bojkotojnë auditoret në ditën e dytë të vitit akademik

Story i radhës

Zelensky: Rusia ka shkatërruar 30 për qind të stacioneve energjetike brenda një jave

Të fundit nga

ShkoLartë