Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Instituti Albanologjik – Prishtinë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike – Tiranë, vazhdojnë realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të strategjisë së re për qasje në zhvillimin e shkencave albanologjike. Sot tri qendrat tona albanologjike, përuruan librin e fundit të ilirologut të njohur Aleksandar Stipqeviç “Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zarës”.
Akademik Stipqeviç në vitin 2011 botoi veprën monumentale “Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa”, një kontribut i madh shkencor për arbëreshët e Zarës së Kroacisë. Libri u përkthye nga kroatishtja në gjuhën shqipe nga Sadri Fetiu, dhe u botua në vitin 2012 nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Ky botim zgjoi interesimin e madh të lexuesve dhe të studiuesve të shumë qendrave shkencore, dhe si rezultat i këtij interesimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, libri u promovua edhe në Shkup.
Fjalë përshëndetëse në fillim pati Skender Asani, drejtor i ITShKSh – Shkup, i cili foli lidhur me konkretizimin e bashkëpunimit me aktivitete konkrete ndërmjet tre instituteve, por edhe për rëndësinë e prezantimit në Shkup të kësaj vepre të ilirologut të njohur Stipçeviq, i cili ka dhënë kontribut të çmuar edhe në ruajtjen e gjurmëve të qytetërimit iliro-arbëror të Shkupit.
Manifestimin e përshëndeti edhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela.
Më tej para të pranishmëve foli Luan Përzhita, arkeolog dhe studiues, drejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike – Tiranë, i cili referoi në temën: “Monumente iliro-arberore nga vendlindja e Stipceviqit (në rajonin Krajë-Tivar). Ndërsa, Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, foli si botues, por njëkohësisht si studiues i spikatur, duke iu qasur temës: “Modeli stipqeviçian i studimit të trashëgimisë sonë”.
Në fund, Zeqirja Neziri, studiues i njohur dhe profesor shumëvjeçar i letërsisë në Universitetin e Shkupit, bashkëpunëtor i ilirologut Stipqeviç, foli për veprimtarinë e gjatë studimore të akademik Stipqeviçit, dhe në veçanti për librin “Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zarës”.

Përurohet libri i Stipqeviçit “Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zarës”

- Sali Berisha publikon pamjet: Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, zyrtarë të lartë qëndruan të fshehur për të drejtuar operacionin e trenit bullgar
- Gjatë bastisjeve në burgun e Idrizovës u gjetën 37 telefona dhe 50 gramë marihuanë
- Murtezani në Madrid: Dialog i hapur dhe i sinqertë me miqtë nga Spanja
- Fillon ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës
Të fundit nga

Sali Berisha publikon pamjet: Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, zyrtarë të lartë qëndruan të fshehur për të drejtuar operacionin e trenit bullgar
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar pamje ku sipas tij, faktohet blerja e votës gjatë zgjedhjeve të 11 Majit. Sali Berisha: Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u

Gjatë bastisjeve në burgun e Idrizovës u gjetën 37 telefona dhe 50 gramë marihuanë
5 Shkup, 30 maj – Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksionev njoftojnë se në burgun e “Idrizovë” është kryer një kontroll në repartin e hapur, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një

Murtezani në Madrid: Dialog i hapur dhe i sinqertë me miqtë nga Spanja
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani po qëndron për vizitë zyrtare në Madrid të SPanjës dhe është takuar me Komitetin e Përzier për Çështje Evropiane në Parlamentin Spanjoll. Njoftimi i Murtezanit: Dialog

Fillon ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës
Në Podujevë është vendosur sot gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës. Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi thotë se objekti i ri kap vlerën prej

Kina do të rifillojë importet e produkteve të detit nga Japonia
Kina ka rënë dakord të fillojë procedurat për të rifilluar importet e produkteve të detit nga Japonia, tha një zyrtar japonez të premten, sipas raporteve të mediave lokale. “Të dy vendet kanë