​Përurohen rreth 40 lokale në qendrën e vjetër zejtare në Prishtinë

min lexim

Rreth 40 biznese të vogla që për katër dekada kanë ushtruar veprimtari të ndryshme zejtarie, u janë kthyer qiraxhinjve. Në pjesën e njohur si “Qendra e vjetër zejtare”, Ndërmarrja Publike Banesore ka shpërndarë gjatë së enjtes çelësat për zejtarët.

Kryeshefi ekzekutiv i NPB-së, Hajdar Hoxha tha se këto lokale përfaqësojnë kulturën e kryeqytetit, për çka ka qenë e domosdoshme që të rinovohen.

Hoxha: Tash kemi realizuar këtë projekt duke eliminuar të gjitha problemet

“Që nga fundi i viteve të 70-ta, rrjedhimisht fillimi e viteve të 80-ta kemi lëshuar këto lokale në funksion, ku qiramarrësit gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar aktivitetet e tyre afarist. Por për shkak të kohës së tyre të gjatë, mbi katër dekada këto lokale ishin dëmtuar. Përfshirë këtu rrjedhjen e ujit nga reshjet që kanë qenë dhe ishte e rëndësishme që të realizojmë investimet në këto lokale. Tash e kemi realizuar këtë projekt, duke eliminuar të gjitha problemet dhe defektet që kanë këto lokale dhe të gjitha lokalet i kthehen ish-qiramarrësve që kanë qenë më parë këtu”, ka thënë ai.

Në rrugën “Adrian Krasniqi”, tashmë janë bërë gati 38 lokale, por çelësat do t’i marrin vetëm 36 qiraxhinj.

Hoxha: 36 do të kthehen në bizneset e tyre

“Të gjitha janë 38 lokale, prej 38 lokaleve, 36 do të marrin çelësat. Dy prej qiramarrësve janë ftuar për të marrë çelësat, por për shkak të procedurave iu kemi ofruar marrëveshje dhe mbet në vullnetin e tyre nëse duan t’i marrin. Përndryshe nga 36 do të kthehen më bizneset e tyre. Sot do t’i shpërndajmë çelësat për dhjetë lokale“, ka shtuar ai.

Ai u ka bërë thirrje që të gjithë të kthehen këtu dhe të vazhdojnë punën e tyre të nisur para 40 vitesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk ka hapje të negociatave, Kovaçevski në Bruksel: Kjo që po ndodh paraqet problem serioz

Story i radhës

“E vetmja që kam ardhur më vizë”, Osmani në Samitin e BE: Jemi të izoluar në zemër të Evropës

Të fundit nga