Përurimi i stadiumit të ri, Partizani jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët!
Partizani gati të përurojë stadiumin e ri. Klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare, ka lajmëruar se ndeshja turit të parë të Kupës së Shqipërisë, përballë Orikut, do të luhet pikërisht në kompleksin e ndërtuar në Tufinë.
Përballja me skuadrën e qytetit të Orikumit është programuar për t’u luajtur këtë të mërkurë, në orën 15:00.
Klubi i kuq tregojnë kushtet e shkëlqyera të stadiumit të ri, që mund të akomodojë deri në 4 mijë spektatorë.