Peruja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare 30-ditore, pas përhapjes së protestave që kanë lënë shtatë persona të vdekur pasi ish-presidenti Pedro Castillo u largua nga Kongresi javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë vendin, për shkak të akteve vandaliste dhe dhunës dhe bllokimit të autostradave dhe rrugëve”, tha ministri i Mbrojtjes Alberto Otarola.
Gjendja e jashtëzakonshme ndër të tjera përfshin pezullimin e së drejtës për t’u grumbulluar dhe lirinë e tranzitit. Qeveria po vlerëson gjithashtu mundësinë e shpalljes së shtetrrethimit.
Një gjykatës në Peru shtyu më herët gjatë ditës seancën në të cilën pritej të vendoset nëse Castillo do të lirohet nga burgu.
Ndaj tij u votua proces fajësim-shkarkimi (impiçment) pasi u përpoq të shpërndante parlamentin.