Peru, mijëra luanë të detit ngordhën nga epidemia e gripit të shpendëve

min lexim

Mijëra luanë të detit dhe zogj kanë ngordhur nga epidemia e gripit të shpendëve që preku Perunë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, Shërbimi Shtetëror i Zonave Kombëtare të Mbrojtura (SERNANP) në Peru njoftoi se gripi i shpendëve, i njohur gjithashtu si H5N1, është përhapur te një numër i madh speciesh në vend.

SERNAP njofton se 63 mijë zogj u asgjësuan që nga fundi i nëntorit 2022, kur u paraqit rasti i parë epidemik tek shpendët.

Autoritetet deri më tani kanë identifikuar 3.487 luanë të detit që kanë ngordhur në brigjet e Perusë për shkak të gripit të shpendëve ose 3 për qind e specieve të tyre. Gjithashtu, janë regjistruar edhe 5 ngordhje të fokave me gëzof për shkak të gripit të shpendëve.

Gripi i shpendëve shkakton ngordhjen e shumë shpendëve dhe gjitarëve në SHBA.

Që nga fundi i vitit 2022, shkencëtarët kanë raportuar raste të virusit të gripit të shpendëve në më shumë se 100 lloje shpendësh, përfshirë rosat, pulëbardhat, patat, skifterët dhe bufat në SHBA. Përveç kësaj, raste të gripit të shpendëve në SHBA u regjistruan edhe te gjitarët si arinjtë, dhelprat, rrëqebulli, rakunët dhe delfinët.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se rreziku i gripit të shpendëve për njerëzit është i ulët, por thuhet se ai vërehet edhe tek njerëzit, edhe pse në numër të vogël.





Story i mëparshëm

Çmenden të gjithë pas “Creed III”, miliona dollarë fitime në SHBA dhe mbarë botën

Story i radhës

Dekonspirimi i operacioneve, eksperti: Ja si policët shqiptarë ndihmojnë trafikantët

Të fundit nga