Personit që i përkeqësohet gjendja nga temperaturat e larta, duhet t’i jepet ujë më kripë, rekomandon kardiologu Shpend Idrizi

1 minut lexim

Kardiologu Shpend Idrizi rekomandon që personit që i përkeqësohet gjendja nga temperaturat e larta t’i jepet ujë me kripë, përcjell TV21.

“Duhet të monitorohet tensioni, kur verifikojmë se tensioni është i ulët, personi duhet të vendoset në një pozitë të shtrirë. Të merret sasi më e madhe e ujit, të përdoret diçka me kripë. Zakonisht popullata jonë e din se kur dikujt i përkeqësohet gjendja zakonisht i jepet ujë me sheqer, por në këtë rast kur kemi të bëjmë me ndikimin e temperaturave të larta dhe kur na bien tensioni, duhet të përdoret diçka e kripshme, dhe ujë më tepër”, tha Shpend Idrizi – kardiolog.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Berisha: Në Hagë, shqiptarët po dëshmojnë kundër shqiptarëve

Story i radhës

ISHP: Foshnja e cila u gjet e braktisur në Veles, është në gjendje të përmirësuar shëndetësore

Të fundit nga