personat qe e kane partnerin optimist jetojne me gjate 63d6ee206be10

Personat që e kanë partnerin optimist jetojnë më gjatë

January 29, 2023
1 minut lexim

Personat që i kanë partnerët optimistë, kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe janë ma pak të rrezikuar të preken nga demenca.

Hulumtuesit thonë se njerëzit, që e kanë partnerin pozitiv apo optimist kanë rrezik më të ulët të preken edhe nga sëmundja e Alzheimerit, demenca apo çrregullime të tjera kognitive.

Ata besojnë se një partner optimist ndihmon në zhvillimin e një stili më të shëndetshëm jetësor, duke i inkurajuar ata të ushtrojnë aktivitete fizike apo të hanë shëndetshëm.

Ky studim i publikuar në revistën “Journal of Personality”, ka ndjekur më shumë se 4.000 çifte për 8 vite. Në këtë hulumtim është vërejtur se ata, të cilët kishin partnerët e jetës optimistë, gëzonin shëndet më të mirë, kjo sepse shtëpia e tyre ishte një ambient më pozitiv, më i shëndetshëm dhe me më pak stres.

Duke marrë parasysh faktin që ne e kalojmë shumicën e kohës me partnerët tanë, kjo do të thotë që ata janë një faktor shumë i rëndësishëm edhe në zhvillimin tonë psikik dhe fizik”, tha autori i këtij hulumtimi.

Si përfundim, njerëzit që janë të martuar me persona optimistë, kanë tendencë të hanë më shëndetshëm, të mbajnë një peshë normale të trupit, të bëjnë aktivitete fizike, të arrijnë më shumë në karrierë dhe rrjedhimisht të kenë një shëndet më të mirë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

propozimi i alibeajt administrates ti ndalohen komentet dhe klikimet ne lajmet politike 63d6ee148d8e4
Story i mëparshëm

Propozimi i Alibeajt: Administratës t’i ndalohen komentet dhe klikimet në lajmet politike

eurodeputeti austriak plani franko gjerman do te kete kuptim vetem nese perfundon me njohje 63d6ef8bd2349
Story i radhës

Eurodeputeti austriak: Plani franko-gjerman do të ketë kuptim vetëm nëse përfundon me njohje

Të fundit nga

Granit Xhaka përfshihet në Ekipin e Vitit

Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal. Ndonëse i munguan sukseset ekipore, për dallim nga edicioni i paharrueshëm 2023/24, ylli kosovar megjithatë ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe
ShkoLartë