Personat e verbër dhe me aftësi të kufizuar vështirësi në inkuadrimin e jetës normale

January 5, 2025
min lexim

Për të arritur në vendin e tij të punës, nga Lipjani në Prishtinë, Bekim Krasniqi si person i verbër has në disa vështirësi.

“Sfidat janë të shumta të cilat përballemi ne çdo ditë, por njëra prej sfidave që mundemi me cek është transporti pasi që nuk ka informacione të duhura me zë se në cilin stacion e cila linjë kalon apo cili autobus është në pritore. Por nuk ka as informacione të shkruar edhe me shkrimin Brail apo ndonjë formë alternative që na me u informua si udhëtarët e tjerë qysh informohen”, tregon Krasniqi.

Ai destinacionin Lipjan- Prishtinë tashmë e ka bërë rutinë.

“Çdo ditë më duhet me i ndërrua dy autobus për me ardhur deri te zyrat e shoqatës”, thotë ai.

E sikur kjo të mos mjaftonte, Krasniqi foli edhe për sfidat tjera që personat e verbër hasin.

“Mungon sinteza vokale e gjuhës shqipe që na e bënë shumë më të vështirë përdorimin e pasjeve teknologjike informative siç janë smartfonët apo kompjuterët të cilët përmes programeve specifike mund të përdoren përmes dëgjimit dhe të kryhen shumë punë pa problem sikur se ky folës të jetë në gjuhën shqipe”.

E me sfida pothuajse të njëjta po përballet edhe një person tjetër me aftësi të kufizuara.

“Kemi sfida si në qasje në institucione  në transport. Mungojnë pjerrinat për përdoruesit e karrocave, mungon qasja akustike për të verbëritë  e shumë sene të tjera ende janë pa u bërë.01:11-01:20NJë përdorues i karrocës e ka shumë të vështirë me udhëtua me linjën urbane apo ndër urbane”, thotë Hajredin Krasniqi.

E përveç problemeve të shumta gjatë jetës së tyre, një sfidë e madhe është edhe punësimi.

“E për punësim, ne nuk duhet me u punësuar, ne duhet me kryer shkollën e me mbet brenda 4 mureve. Sikur mos të kishim qenë të shkolluar, kur një person me aftësi të kufizuara pa dallim të verbër apo aftësi fizike është në gjendje punën e vet të kryej për që është aftësuar shumë me më përpikshmëri se të tjerët”, tha Bajramshahe Jetullahu nga Komiteti i Grave të Verbëra.

Duke parë nevojën për arsimimin dhe edukimin e femrave të verbëta dhe zbutjen e analfabetizmit, ajo hapi një shoqatë për gratë e verbra dhe jo vetëm.

Shoqata e të Verbërve të Kosovës ofron disa shërbime për përmirësimin e kushteve sado pak të këtyre personave.

E për të përmbyllur vitin 2024 nga kjo shoqatë veçuan një hap të rëndësishëm që e ka marrë Ministria e Shëndetësisë.

“Sa i përket vitit 2024, për me veçuar është ky hapi që më në fund e ka marr Ministria e Shëndetësisë, se ne që 5 vite jemi rregullisht duke lobuar  për me u zbatuar  ai nen i ligjit ku  i obligon Ministrinë me I sigurua pajisjet ndihmese tifloteknike për personat e verbër”, tha kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Rishuki.

Në Kosovë sipas Komisonit Medikosocial janë 2000 persona të verbër, ku 1500 prej i takojnë kategorisë së parë kurse 500 të tjerë kategorisë së dytë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kancelari i Austrisë njofton se do japë dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë e partisë

Story i radhës

Dua Lipa shkëlqen në paraqitjen e fundit, ekspozon “unazën e fejesës”

Të fundit nga

Robbie Keane emërohet trajner i Ferencvaros

Ish-sulmuesi i Irlandës dhe Tottenham, Robbie Keane, është emëruar trajner i Ferencvaros, ka njoftuar klubi hungarez të hënën. “Njoftojmë se pasardhës i holandezit Pascal Jansen për të drejtuar ekipin tonë tridhjetë e pesë herë kampion dhe
ShkoLartë