“Personalitetet janë interesantë, në aspekt negativ”, Siljanovska për TV21 tregon se pse nënshkroi faljen e disa të dënuarve

October 23, 2024
1 minut lexim


Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e pyetur nga TV21 rreth faljeve që ka nënshkruar, e arsyetoi punën e Komisionit për falje duke thënë se vendimet janë marrë mbi bazë të analizës së veprave për të cilat janë dënuar dhe jo për personat konkretë, shkruan TV21. Shtoi se e respekton punën e Komisionit dhe nuk përzihet në punën e tyre.

“Në rastin e parë, nuk e di as emrin si ishte të jem e sinqertë. Vepra është, aktgjykimi është një vjet e tre muaj dhe vepra ka të bëjë me posedim i paautorizuar i armës dhe pesë plumbave, kjo është vepra, me siguri e kanë pasur parasysh këtë. Po, personaliteti, e di kush është, por flas për punën e Komisionit. Te rasti i dytë bëhet fjalë për vepër që është e lidhur me dhunë në një pikë pagesore, një rrahje dhe aktgjykimi është 6 muaj. Po, personalitetet janë interesantë, në aspekt negativ të fjalës, kjo është fakt, tani unë e shoh këtë. Por unë them se ata e kanë pasur parasysh këtë, veprat konkrete”, deklaroi Siljanovska për TV21.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI akuza Qeverisë/ Ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratën publike – cënohen punësimet dhe diaspora!

Story i radhës

Emri/ Kanosi për jetën një qytetar dhe familjen e tij, arrestohet 44-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë