Përshtatën lokalin për përdorim dhe shitje kokaine, arrestohen babë e bir në Shkodër

September 10, 2023
1 minut lexim

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasve N. K. dhe P. K. (babë e bir), në lagjen “Skënderbeg”.

Nga kontrolli, është konstatuar se ky ambient ishte përshtatur për përdorimin dhe për shitjen në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, të dy këta shtetas u arrestuan në flagrancë, si dhe u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 22 vjeç, pasi u kap në këtë lokal, me disa doza të lëndës narkotike kokainë, me vete.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Erdoğan: Jemi të gatshëm të ndihmojmë vëllezërit tanë marokenë me të gjitha mundësitë

Story i radhës

Shpërthen skandali i kompanisë “Pestova”, një sasi e “Vipa Çips” del kancerogjen – Italia e heq nga tregu

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë