Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë balistike “të paspecifikuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria e Koresë së Jugut përmes një deklarate njoftoi se raketa ishte hedhur në drejtim të Detit Lindor.
Zyra e kryeministrit japonez konfirmoi lëshimin e fundit të raketës nga Pheniani, duke shtuar se “dyshohet se ishte një raketë balistike”.
Nuk dihen detaje të mëtejshme.
Koreja e Veriut kohët e fundit ka lëshuar dhjetëra raketa, siç duket në përgjigje të stërvitjeve ajrore pesëditore të kombinuara në shkallë të gjerë nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja, duke përshkallëzuar më tej tensionet në Gadishullin Korean.
Burimi: GAZETA.MK