pershkallezimi i sulmeve izraelite ne liban papa francesku edhe ne lufte ka moral 66f96d7cae102

Përshkallëzimi i sulmeve izraelite në Liban, Papa Françesku: Edhe në luftë ka moral!

September 29, 2024
1 minut lexim

Papa Françesku ka reaguar në lidhje e sulmet e Izraelit në Liban, duke thënë se ‘shkojnë përtej moralit’.

Edhe në luftë ka një moral për t’u ruajtur. Lufta është e pamoralshme. Mbrojtja duhet të jetë gjithmonë proporcionale me sulmin. Kur ka diçka joproporcionale, ju shihni një tendencë për të dominuar që shkon përtej moralit.”, u shpreh Papa.

Ushtria izraelite i ka vazhduar të dielën sulmet ajrore ndaj grupit militant Hezbollah në Liban, një ditë pasi u konfirmua vrasja e shumë komandantëve të Hezbollahut, përfshirë liderin Hassan Nasrallahun.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi vrasjen e liderit të Hezbollahut Nasrallah më 27 shtator si të domosdoshme drejt “ndryshimit të baraspeshës së pushtetit në rajon për vitet në vijim”.

Në lidhje me ketë çështje, iranianë kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa kryetari i Parlamentit iranian premtoi mbështetje të vazhdueshme për grupet që përballen me Izraelin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kasami ne jemi gati per te punuar per shqiptaret ata duhet te behen gati per ne burg 66f96ae6b43e5
Story i mëparshëm

Kasami: Ne jemi gati për të punuar për shqiptarët, ata duhet të bëhen gati për në burg!

humb jeten nje punetor ne cair pasi duke punuar ne ndertimtari i bie shtylla e betonit 66f96f5a9899f
Story i radhës

Humb jetën një punëtor në Çair, pasi duke punuar në ndërtimtari i bie shtylla e betonit

Të fundit nga

ShkoLartë