Dy shkolla të Shkupit edhe sot në mëngjes përmes email-adresave të tyre kanë marrë njoftime për bomba të vendosura në objektet e tyre. Njëra prej shkollave, sipas informacioneve të MIA-së, është shkolla e mesme “Josip Broz Tito” në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Momentalisht, siç informojnë MPB-ja për MIA-, po ndërmerren masa për evakuim të sigurt nëpër shkolla, si dhe janë duke u bërë kontrolle antiterroriste.
“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë për MIA-n nga MPB.
Raportimet për kërcënime me bomba në shkollat e mesme në Shkup filluan dy javë më parë dhe që atëherë shkollat në kryeqytet janë evakuuar pesë herë.
Burimi: portalb.mk