Përse po bie borë në shkretëtirën e Saharasë?

January 23, 2022
1 minut lexim

Nëpër rrjete sociale qarkulluan këtë javë pamje ku duket shkretëtira e Saharasë e veshur me dëborë.

Të gjithë e dimë se Saharaja është një prej vendeve me më shumë thatësirë në botë me temperatura të larta që arrijnë deri në 50 gradë Celsius. Së bashku me Luginën e Vdekjes në Kaliforni dhe disa qyteteve pranë ekuatorit si Daloli në Etiopi dhe Vadi Halfa në Sudan, janë disa prej pikave më të nxehta në tokë.

Shkretëtira me përmasa gjigande shtrihet përgjatë 11 shteteve: Algjeri, Çad, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Niger, Sahara Perëndimore, Sudan dhe Tunizi. Kodrat e rërës arrijnë deri në 180 metra ndërsa uji gjendet me pakicë.

A po ndikojnë ndryshimet klimatike?

Reshjet e borës janë një fenomen tejet i rrallë në shkretëtirë për shkak së mungesës së ujit në ajër, edhe pse në orët e mbrëmjes temperaturat bien ndjeshëm.

Kriza klimatike është e paparashikueshme, me temperatura të larta rekord në disa shtete të Afrikës, e acare të pazakonta në skajin tjetër.

Sipas një studimi shkencor, i ftohti ekstrem mund të jetë si rrjedhojë e ngrohjes së Arktikut. Edhe pse studimi u krye në Shtetet e Bashkuara, ai parashikon se valët e të ftohtit do të vijnë duke e shtuar në mbarë botën si pasojë e ngrohjes globale.

Rezultatet e studimit nënvizojnë një ‘tjetër arsye pse duhen reduktuar me shpejtësi emetimet e gazrave serë që po shtyjnë ngrohjen globale’. sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Vlen të theksohet se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut kanë sjellë dhe një zmadhim të shkretëtirës së Saharasë. Sot, sipërfaqja e shkretëtirës është rreth 10 për qind më e madhe nga sa ishte një shekull më parë.

Shkretëtira përkufizohet si një vend në tokë ku reshjet e shiut nuk i tejkalojnë 25 centimetra në vit, sipas agjencisë shkencore amerikane “US Geological Survey”. Thënë kjo, nëse Saharaja vijon e zmadhohet, vendet përreth kanë më shumë të ngjarë që të përfshihen nga thatësira.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Пожарот во Битола е ставен под контрола, се чуваат силосите со жито во близина

Story i radhës

Këto janë 7 truket që çdo vajzë duhet t’i dijë për puthjen

Të fundit nga

ShkoLartë