Përse maqedonasit i duan serbët? E zbulon analisti

min lexim

Analisti Arben Ratkoceri ishte në një lidhje direkte këtë të premte në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, për të analizuar ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut dhe njëkoshësisht edhe në Serbi.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se ashtu si Rusia ka shtrirë tentakulat e saj në ish-republikat sovjetike, por edhe vendet e Ballkanit, të njëjtën gjë po edhe Serbuia me Maqedoninë e Veriut.

Sipas analistit sondazhet kanë treguar se vetë populli maqedonas është shprehur se ndjen afërsi më tepër me popullin rus dhe atë serb, kjo për shkak të kontrollit që Serbia ka vendosur aty, duke shfrytëzuar poltika të buta edhe të anës kulturore.

“Bota serbë është një kopje e politikës ruse, karshi ish-republikave sovjetike, ku Rusia ka influencën e saj në bazës të jo vetëm pikëpamjeve kulturore, por edhe të pakicës ruse, e cila është e shpërndarë në një pjesë të ish-republikave të Bashkimit Sovjetik. I njëjti sistem është edhe nga Serbia. Ne e dimë ndikim e Serbisë në Bosnje-Hercegovinë përmes republikës Serbska, së fundmi përmes ndryshimeve në qeveri me ndihmën e zotit Abazoviç. Në ksovë kanë ushtruar kontroll përmes veriut të Kosovës, ndërsa në Maqedoni përmes politikave të buta dhe anës kulturore të komunitet maqedonas që është e lidhur me popullin serb. Në Maqedoni të gjitha sondazhet tregojnë që janë më të afërt me popullin serb dhe rus,” –u shpreh Ratkoceri.

Story i mëparshëm

Lily Collins shfaqet me një stil të veçantë gjatë një daljeje në New York

Story i radhës

Haxhimurati për logon e re të Kuvendit: Shumë pak autentike, për të mos thënë kopje fare e asaj në Arabi

Të fundit nga