2023-shi thuajse erdhi dhe ne s’po dimë më kur ishte e hënë, kur ishin Krishtlindjet dhe kur do të shtrojmë darkën e Vitit të Ri! Duket e çuditshme, por një pjesë e mirë e jona ka nisur të humbasë sensin e kohës. Pse?
Jeni shumë të zënë
Ditët e fundit të vitit përkthehen në bilance, rezultate, raporte, etj, etj. Eshtë një nevojë urgjente për të realizuar në kohë gjithçka që është pjesë e listës tënde. Gjatë këtyre ditëve, energjia juaj është e shpërndarë në shumë drejtime: shtëpi, punë, miq, pushime dhe aktivitete të tjera midis dhe nevoja për t’i përfunduar ju krijon një lloj presioni.
Po ndjen presionin e pushimeve
Vetëm duke menduar për 10000 gjërat që duhen bërë, ju ndiheni të mbingarkuar dhe rrjedhimisht harroni ç’ditë është. Ndoshta nëna jote dhe vjehrra presin që ti t’i takosh, fëmijët kanë eventet e pushimeve në shkollë kurse gjyshja është sëmurë dhe ti duhet ta vizitosh. Gjithçka mban mend është se dita ka vetëm 24 orë dhe ti s’po ja del të përfundosh në kohë përgatitjet për darkën e Vitit të Ri, dhuratat për familjarët, punët, detyrimet familjare, etj, etj. S’jeni vetëm.
Jeni jashtë rutine
Duke qenë në periudhë festash automatikisht kemi dalë nga rutina dhe kjo bën që ta humbasim paksa sensin e kohës. Diçka e tillë s’është automatikisht e keqe, por mund të ndjeni një lloj pasigurie.
Ditët janë më të shkurtra
Eshtë e vështirë të injorosh faktin që dielli s’duket më asgjëkundi pas orës 4:30 të pasdites, duke e bërë ditën të quhet e përfunduar kur në fakt s’është e tillë. Në mendjen tonë ne kemi nisur të humbasim sensin e kohës.
Po përballesh me depresionin apo trishtimin
Sado gëzim të sjellin festat, mbartin me vete edhe ndjesi të këqija. Ti mund të jesh i trishtuar për vete, për dikë nga pjesëtarët e familjes që është në gjendje jo të mirë ose thjesht po përballesh me depresionin sezonal. Kjo ju bën të mos kuptoni sesi ditët kalojnë në fund të vitit dhe shpesh t’i ngatërroni ato.