Përqindje e rritur e të rinjve tashmë ka fituar pavarësi nga luajtja e lojërave të fatit, kërkohet vendosje e programit për mjekim të varësisë nga bixhozi

November 20, 2024
min lexim

Shkup, 20 nëntor – Përqindje e madhe e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë fituar varësi nga luajtja e lojërave të fatit, është theksuar në konferencën e sotme për shtyp të Shoqatës HOPS – Osione për jetë të shëndetshme – Shkup, e cila i ndan rezultatte nga hulumtimi Të rinjtë dhe shprehitë e tyre për baste në Maqedoninë e Vriut, Kosovë dhe Serbi”, si dhe rekomandimet e tyre kundër varësisë nga lojërat e fatit tek të rinjtë. Mes tyre, janë që lojtarët të informohen për rrezikun e lojërave të fatit, të vendosen programe parandaluese, por edhe vendosje e programeve për mjekim nga bixhozi.

“Është e qartë se numri i të rinjve që luajnë lojëra fati në Republikën e Maqedonisë së Veriut është mjaft i madh. Madje 71% e 214 pjesëmarrësve në anketën onlajn deklaruan se kishin luajtur lojëra fati dhe 17.8% e tyre thanë se ishin të varur nga bixhozi. Rreth 50% e të anketuarve të fokus grupit luajnë lojëra fati çdo ditë. Kjo tregon një probabilitet të lartë që një përqindje e konsiderueshme e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë fituar varësinë nga loja e fatit, u nda në këtë ngjarje.

Vllatko Dekov, hulumtuesi kryesor i HOPS, informoi se në hulumtimin onlajns, pjesa më e madhe etë anketuarve (44,4%) kanë thënë se luajnëë lojëra të fatit për shkak të argëtimit. Megjithatë, nuk është i vigël numri edhe i ayre që janë përgjigjur se luajnë që të fitojnë para (24,8%) dhe për shkak se shumica e miqve të tyre laujnë (16%). Dymbëdhjetë për qind kanë thënë se luajnë lojëra të fatit për shkak se janë të varur nga arenalina.

Në bazë të konstatimeve nga analiza e kornizës juridike për lojëra të fatit në Republikën e Maqedonisë dhe në bisedën me pjesëmarrësit nga grupi i fokusir dhe hulumtimit i bërë onlajn me 214 persona më të rinj se 25 vjeç që luajnë lojëra të fatit, janë vërtetuar disa rekomandime

Rekomandohet që Ministria e Shëndetësisë të hapë programe për trajtimin e varësisë nga bixhozi, Ministria e Arsimit të prezantojë programin e duhur për parandalimin e varësisë në programin mësimor në shkollat ​​fillore dhe të mesme, të vendosë sanksione më të rrepta për mosrespektim të dispozitave të Ligjit, sidomos ato që ndalojnë pjesëmarrjen e të miturve në lojërat e fatit dhe ndalimin e servirjes së alkoolit për të miturit dhe sigurimin e zbatimit më të rreptë të këtyre dispozitave. Të ndalojë çdo formë reklamimi të basteve në median e shkruar dhe elektronike (sipas shembullit të ndalimit të reklamimit të cigareve).

Hulumtimi është bërë në kuadër të projektit rajonal “Rinia dhe bixhozi”, i implementuar nga HOPS – Options for a Healthy Life Skopje në partneritet me Labyrinth nga Kosova dhe Prevent nga Serbia, me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

U theksua se dispozita të tilla ligjore mungojnë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

“Në të trija vendet nuk ka zbatim rigoroz të legjislacionit ekzistues dhe të anketuarit shpesh dëshmojnë se të miturit luajnë lojëra fati”, është theksuar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple tha se përdoruesit e Mac në shënjestër të sulmeve kibernetike

Story i radhës

Sheqerinska: Do ta përfaqësojë me krenari Maqedoninë e Veriut në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë