Përplasjet e dhunshme në veri të Kosovës, Komandanti i KFOR-it takohet me Kurtin

May 26, 2023
1 minut lexim

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuçia është takuar me kryeministrin Albin Kurti, si pasojë e tensioneve në very të vendit.

Takimi mes tyre vjen pas ngjarjeve në veri të vendit. Situata në veri të Kosovës, komuna me shumicë serbe që tashmë drejtohen nga kryetarë shqiptarë, po shoqërohet sot me tensione.

Në të katër komunat, u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok,

Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.
Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur në tubim para objektit komunal në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Gjithashtu pesë policë kanë mbetur të plagosur deri më tani nga përplasja me protestuesit serbë në veri të Kosovës.

Ndërsa janë dëmtuar 4 makina, nga të cilat njëra e shkrumbuar totalisht. Pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore efektivët e lënduar janë kthyer sërish në krye të detyrës./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rikthimi i Bashës në politikë, reagon ashpër deputeti i njohur

Story i radhës

Gjykata vendos në favor të qytetarëve të Deçanit, kërkon anulimin e lejeve për hidrocentralet e KELKOS-it

Të fundit nga

Dortmundi lëviz i pari,

Kapitulli tjetër në “thrillerin” e transferimeve! Telenovela për xhevahirin e mesfushës Xhob Bellingam (19) ka hyrë në raundin tjetër. Siç raportojnë “Sky” dhe “VAZ”, thuhet se drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl
sqmken
ShkoLartë