Përplasjet e ashpra për Himarën, deputeti i njohur i jep zgjidhje Belerit në tavolinë

min lexim

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca thotë se Fredi Beleri nuk është rasti i parë i një kryebashkiaku që vihet para drejtësisë, apo burgoset pasi sipas tij ka pasur raste kur janë shkarkuar kryebashkiak në detyrë për t’u përballur me drejtësinë.

Ndreca tha gjithashtu se ka një zgjidhje kushtetuese që Beleri mund të bëjë në këtë situatë, e sipas tij kjo do të ishte dorëheqja.

“Ka një zgjidhje kushtetuese, kjo është dorëheqja. Mund të jepte dorëheqjen e ti jepte një zgjidhje kushtetuese. Por në kushtet ku është kur ka një vendim të gjykatës dhe nëse s’gabohem, ka disa vendime të gjykatës që kanë lënë atë masë sigurie që ka sot zoti Beleri.

Masa që ai ka është konfirmuar disa herë me vendim gjykatë, në këto kushte është e pamundur që ai të betohet, e për rrjedhojë duhet të ketë një zgjidhje ligjore që Bashkia Himarë, të qeveriset. Zgjidhja buron nga një organ i zgjedhur që është këshilli bashkiak.

Në këtë vakum drejtimi sigurisht që kjo është një zgjidhje që qytetarët e bashkisë të marrin shërbimet apo të administrohen në mënyrë të zakonshme nga një kryetar në detyrë, jo i zgjedhur”,-tha Plarent Ndreca.

Story i mëparshëm

Fenerbahçe do të votojë për tërheqjen ose jo nga Superliga, pas sulmit nga tifozët

Story i radhës

Olta Gixhari zbulon sa kilogramë ka shtuar gjatë shtatzanisë

Të fundit nga