Përplasje për ligjet e MSHIA-s në Kuvend, Milloshoski: Ku mbeti ligji i mediave?

January 30, 2024
1 minut lexim

Gazetare: Fatlume Dervishi

Assesi të fillojë shqyrtimi i katër propozim ligjeve të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratës në Kuvend, për shkak të tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kreut të Komisionit për Çështje Evropiane Abër Ademi. Në procedurë është ligji për nëpunës Administrativ, Ligji për të punësuarit në sektorin publik, ligji për trajnim profesional të nëpunësve administrativ dhe ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informatike. Për VMRO-DPMNE-ja, dorëzimi i tyre me flamur të BE-së është vazhdim i praktikës së keqe të pushtetit.

“Kjo është reformë shumë e madhe, janë ligje të rëndësishme dhe kryesore të cilët nuk duhet dhe nuk guxojnë të sillen në këtë mënyrë të shpejtë dhe jotransparente, posaçërisht jo në mandat të një qeverie teknike. Prandaj grupi ynë parlamentar dhe koalicioni publikisht i mbështet sindikatat dhe u bashkohet kërkesave të tyre për ndërprerje urgjente të të gjithë procedurës për miratimin e këtyre ligjeve”, deklaroi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Opozita kërkoi në rend dite të vendoset edhe Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, ose i njohur shkurt si ligji i mediave, i cili ka kaluar filtrin e parë që në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.

“Ekzistojnë edhe aktorë të interesuar në shtet që të mos ketë rregullim të këtij ligji dhe avancim të standardeve që të mos ketë pirateri të operatorëve kabllor dhe keqpërdorim të koncesioneve mediatike”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Sipas kreut të Komisionit Arbër Ademi, për ligjin e mediave kërkohet të respektohet procedura dhe të jepet kohë dy ditë pas caktimit të seancës për të dorëzuar amendamente.

Debati pritet të vazhdojë në orët e pasdites.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës duhet të elaborojë para deputetëve rëndësinë e miratimit të këtyre ligjeve të cilat ai i vlerësojë si në përputhje me dispozitat e BE-së dhe të rëndësishme për avancimin e administratës dhe shërbimeve në institucionet publike. /Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Refet Abazi: Nuk zgjodha profesion, por mision jetësor

Story i radhës

Fëmijë pa vaksinë fruthi/ Korçë, mjekët: 360 të mitur të mos shkojnë në kopshte e shkolla

Të fundit nga

ShkoLartë