Përplasje në Frontin Europian? Skender Rexhepi-Zejd sfidon Ali Ahmetin: ‘Feja ime është Islami, Pejgamberi im është Muhammedi a.s.’

May 2, 2025
1 minut lexim

Një përplasje e mundshme mes partnerëve të koalicionit në Frontin Europian ka marrë formë publike ditën e sotme. Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh të fuqishëm që duket si kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili dy ditë më parë tronditi opinionin duke thënë se “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, një frazë që shumë besimtarë myslimanë në Maqedoninë e Veriut e konsideruan fyerje ndaj identitetit dhe bindjeve të tyre fetare, shkruan blic.mk

Sot, Skender Rexhepi-Zejd, përmes një shkrimi të qartë në facebook dhe shumë të qëllimshëm, shkroi: “Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhammedi a.s. Xhuma të begatë!”

Postimi i tij, i shoqëruar me një fotografi buzë detit, u interpretua gjerësisht si një reagim ndaj qëndrimit të Ahmetit, duke thelluar dilemat për kohezionin brenda koalicionit.

Ky zhvillim vjen në periudhën kur partitë politike po përgaditen për zgjedhje lokale, duke rritur tensionet brenda Frontit Europian dhe duke hapur pyetje për qëndrueshmërinë e bashkëpunimit mes Lëvizjes Populli dhe BDI-së.

A do të përshkallëzohet kjo përplasje e vlerave brenda koalicionit? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shqipëria shënon përmirësim në indeksin për lirinë e shtypit

Story i radhës

FSK tërheqë mjetin e pashpërthyer në Kaçanik, dyshohet se mbeti nga lufta e dytë botërore

Të fundit nga

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë