Piloti i skuadrës “Red Bull” në Formula 1, Serhio Perez, ka pësuar një lëndim, pas garës për Çmimin e Madh të Kanada-s. Meksikani Perez pësoi një aksident në provat zyrtare në Kanada, ku si pasojë mbeti prapa në nisjen e garës.
Më pas, gjatë garës në pistën e Kanadas, piloti pati një problem me bolidin dhe e mbylli garën para kohe.
Por, këtu nuk ndalen problemet. Përplasja në provat zyrtare ka bërë që Serhio Perez të ketë një lëndim në qafë.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se anëtari i “Red Bull” është në një proces rehabilitimi, ndërsa i njëjti pritet të jetë gati për garën e ardhshme, në “Silverstoun”.