Përplasja në distancë mes Talat Xhaferit dhe Blerim Bexheti (VIDEO)

July 28, 2023
1 minut lexim

Anëtari i Kryesisë së BDI-së, njëherit edhe kryeparlamentar, Talat Xhaferi, në “SummerClick” u shpreh se ka dilema se si sekretari organizativ i partisë Blerim Bexheti do të mund ta kryejë detyrën, tani kur rrugët mes tij dhe Mexhitit u ndanë, kur Bexheti vendosi të qëndrojë në BDI, ndërsa Mexhitit të themelojë parti.

“Personalisht kam dilemë se si do ti kryejnë funksionet, në kuptimin e obligimeve si anëtarë të kryesisë, sidomos si sekretar organizativ. Pas 3 vitesh paraqitje në kundërshtim… nga mitingje paralele…”, tha Xhaferi.

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, i pyetur nga TV21 për këto dyshime të Xhaferit për kryerjen e funksionit të tij në të ardhmen, u shpreh se Xhaferi më së paku është i thirrur të jep vlerësime se kush si do ta kryejë funksionin në parti.

“Ai meqë është thirrur në një fjalë popullore, gjithashtu do të thirrem në një fjalë tjetër popullore që “guri i rëndë peshon në vend të vet”. Nëse ai e sheh në BDI dhe unë vendlindjen time kemi mbështetje absolute. Mendoj se këtë e ka përgjigje të merituar. Gjithsesi për mendimet ndryshe nuk është personi i thirrur që ai të mund t’i vlerësojë. Qëndrimet ndryshe, mendimet kanë qenë publike. Çdo parti e ka statutin e saj dhe në bazë të tij dhe programit e vazhdon punën e vet”, tha Bexheti.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë ndodh me lulet kur i shtoni uthull?

Story i radhës

Shkoni me fëmijë për herë të parë në pushime, ja disa këshilla

Të fundit nga

ShkoLartë