perplasja mes gazetarit te bbc se dhe lukashenkos se bjellorusise lidhur me zgjedhjet e mbajtura ne kete vend 679972119c803

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

January 29, 2025
1 minut lexim

Kreu i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, që ka udhëhequr për një kohë të gjatë, është rizgjedhur president me 86.8 për qind të votave.

Rezultati është cilësuar si një farsë nga kundërshtarët e Lukashenkos dhe qeveritë perëndimore.

Në fletëvotim kishte katër emra të tjerë – të zgjedhur me kujdes për të mos paraqitur ndonjë sfidë për liderin aktual – dhe nuk u lejuan garues të besueshëm të merrnin pjesë në zgjedhje, pasi të gjithë figurat e opozitës janë ose në burg, ose në mërgim jashtë vendit.

Në një konferencë shtypi prej katër orësh e gjysmë, të dielën në mbrëmje, redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg, bëri pyetje rreth demokracisë dhe të burgosurve politikë.

Rosenberg e pyeti se si mund të cilëson zgjedhje demokratike, kur shumica e oponentëve të tij politikë janë ose në burg ose  në mërgim.

“Siq thatë ju, disa kanë vendosur të shkojnë në burg e disa në mërgim. Ne nuk e kemi detyruar askënd të largohet nga vendi”, iu përgjigj Lukashenko.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ky eshte mitsubishi outlander sport i ri 67996f7687ba0
Story i mëparshëm

Ky është Mitsubishi Outlander Sport i ri

egli xheloze rozana smund ti marr leje per te folur me gjestin reagon kengetari 679973eaa5426
Story i radhës

Egli, xheloze? Rozana: S’mund t’i marr leje për të folur me Gjestin! Reagon këngëtari

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë