Vinicius Junior pati zhvilloi një ndeshje shumë mirë ndaj Mallorcas, ku aktivizohet sulmuese dardan, Vedat Muriqi. Një paraqitje intensive në çdo aspekt. Mori goditje të forta, dribloi, u përplas me kundërshtarët, me ata që ishin në fushë dhe me të tjerë në stol. Madje, ai ka pasur edhe një bisedë me teknikun Javier Aguirre, që është fiksuar kamerat duke thënë fjalë të papërshtatshme për pozicionin që mban.
Një frazë e Aguirres e zemëroi shumë Viniciusin, që iu afrua trajnerit meksikan duke shkëmbyer fjalë me të. Braziliani i ka rrëfyer Naços se e ka dëgjuar trajnerin kundërshtar teksa bënte thirrje: “Godite, godite…”
Më vonë, Aguirre ofroi këndvështrimin e tij për polemikën me Vinicius në një konferencë shtypi dhe zgjodhi ta “harronte” atë që ndodhi në fushë sapo arbitri sinjalizoi fundin.
“Duhet të flasësh në fushë, jo këtu. Ajo që ndodh brenda është aty, unë nuk jam nga ata që ankohem, urime Realit të Madridit për fitoren 4-1”, – tha trajneri.
“The Day After” ka kapur edhe fraza të tjera nga Vini gjatë lojës: “Nuk më lënë të luaj, faull, faull, faull…”. Sulmuesi i Realit pati një tjetër bisedë me Jaume Costa, i cili u tregua i sinqertë kur Vinicius i tha se po e goditnin gjatë gjithë ndeshjes: “Po, ne vetëm këtë mund të bëjmë…”.