Përplasja e teleferikut në Turqi lë një të vdekur, dhjetë të tjerë lëndohen

1 minut lexim

Një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë janë pasi kabina e teleferikut shpërtheu pasi u përplas me një shtyllë në Turqi.

Si pasojë e kësaj, pasagjerët u përplasën në tokë, shkruan SkyNews.

184 pasagjerë të tjerë u bllokuan në 25 kabina që u pezulluan 10 metra në ajër ndërsa filloi një përpjekje e madhe shpëtimi, tha Ali Yerlikaya, ministri i brendshëm i Turqisë.

Helikopterët, ekipet e shpëtimit malor dhe 160 punonjës të urgjencës u përfshinë në evakuimin, i cili po vijonte deri në orët e para të mëngjesit.

Në një përditësim në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale të shtunën, Muhittin Bocek, kryebashkiak i bashkisë metropolitane të Antalias, tha se të paktën 96 njerëz janë shpëtuar tani nga 15 kabina, me përpjekjet ende në vazhdim për nëntë kabina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Story i radhës

Habit Çiljeta: Fernando ka lindur me shenjën e diamantit

Të fundit nga