“Përplasja” e ministrit me ish-kryeinspektorin e AKI-së – a u sulmua Sveçla me te Ujmani, eksperti: Njëri nga ta …

min lexim

Eksperti i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, ka folur për “përplasjen” mes ish-kryeinspektorit të Agjencisë së Intelingjencës së Kosovës (AKI) Burim Ramadani dhe ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Ky i fundit ka mohuar deklarimet e Ramadanit se ai është sulmuar me AK 47 në Liqenin e Ujmanit.

Sipas ekspertit Elezi, njëri nga këta të dy po deklaron rrejshëm, duke kryer kështu vepër penale të deklarimit të rrejshëm, përcjell Bota sot.

“Ministri i punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ish kryeinspektori i AKI-së z.Burim Ramadani ka bërë deklarim të rrejshëm në media, duke thënë ai është sulmuar me Ak 47 në Liqenin e Ujmanit.

Sipas një postimi në FCB të z. Sveçla, dje në një paraqitje televizive, ish kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani paska deklaruar diçka që aspak nuk është e vërtetë. “Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me Ak 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë, por ka qenë edhe shumë produktive”.

Nëse ish kryeinspektori i AKI-së ka deklaruar rrejshëm, atëherë kemi të bëjmë me vepër penalen apo edhe nëse ministri po deklaron rrejshëm, kemi poashtu të bëjmë me vepër penale.

Ajo të cilën mund të themi, është se njëri nga këta dy persona ka kryer veprën penale të deklarimit të rrejshëm. Vërtet një rast i mirë, për të parë funksionimin e shtetit ligjor”, ka shkruar Elezi në një postim në Facebook.

Story i mëparshëm

Një kryevepër, publikohet traileri zyrtar i filmit “Joker: Folie À Deux”

Story i radhës

Keni plane për fundjavë? ‘Kapriçot’ e motit, zbuloni çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Të fundit nga