Është arrestuar shoferi i Audit, i cili përplasi për vdekje ditën e djeshme këmbësorin në Maliq.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë A. Rr., 29 vjeç, banues në Prrenjas, Elbasan.
Ditën e djeshme, 29-vjeçari duke drejtuar automjetin “Audi Q7”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin F. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.