Përplasi për vdekje këmbësorin në Durrës, policia ende në kërkim të autorit

Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur disa ditë më parë qytetin e Durrësit në vendin e quajtur “Stacioni i Trenit”, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetë në spital 78 vjeçari, H.B.

Policia informon se shoferi pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet ende në arrati.

Grupi hetimor vijon intensivisht veprimet hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin si dhe kapjen e vënien në pranga të drejtuesit të automjetit, shkruan abcnews.al.

Njoftimi:

Sqarim i DVP Durrës

Në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 17.01.2023, rreth orës 06:15, ku në vendin e quajtur Stacioni i Trenit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin H. B., 78 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë, në momentin e marrjes dijeni për aksidentin e ndodhur, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se automjeti që kishte përplasur 78-vjeçarin, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon intensivisht veprimet hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin si dhe kapjen e vënien në pranga të drejtuesit të automjetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Irak, Al-Sadr thirrje për mbledhjen e 1 milion nënshkrimeve kundër djegies së Kuranit në Suedi

Story i radhës

Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bosnje e Mal të Zi

Të fundit nga