Aksidenti i tre ditëve më parë në superstradën Laç- Fushë Krujë, ku humbi jetën një 54-vjeçare, vazhdon të mbetet pa autorë.
Policia e Lezhës ka marrë kamerat e sigurisë në tentative për të identifikuar mjetin që i mori jetën 54-vjeçares.
Ndërkohë motra e viktimës Leonara Deda kërkon që autori minimalisht të kërkojë falje, pasi sipas saj aksidentet ndodhin, por largimi nga vendngjarja nuk është i pranueshëm dhe për këtë ajo kërkon drejtësi.
Automjeti e ka përplasur viktimën pranë mbikalimit të Patokut duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë.