perplasi me makine per vdekje kembesorin dhe e braktisi ne mes te rruges arrestohet autori 67d80094c2dbe

Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin dhe e braktisi në mes të rrugës! Arrestohet autori

March 17, 2025
1 minut lexim

Ka rënë në prangat e policisë 29-vjeçari që përplasi për vdekje me makinë ditën e djeshme këmbësorin 55-vjeçr në rrugën Qafë Thanë-Pogradec.

“Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. J., 29 vjeç, banues në Pogradec“, njofton policia.

Kujtojmë se 29-vjeçari pasi e përplasi këmbësorin me makinë u largua nga vendngjarja dhe braktisi mjetin e tij te stacioni i trenit në Pogradec. Para se të arratisje ai i hoqi targat makinës.

Njoftimi i policisë

Pogradec

Si rezultat i kontrolleve intensive, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili pasditen e djeshme, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. J., 29 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasi D. J. dyshohet se dje, rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin I. M., 55 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit, me këtë automjet.

Automjeti i shtetasit D. J. u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shtate dite zie per tragjedine ne kocan deshmohet edhe njehere solidariteti njerezor 67d7fb2f203bc
Story i mëparshëm

Shtatë ditë zie për tragjedinë në Koçan, dëshmohet edhe njëherë solidariteti njerëzor!

ambasada e kosoves njofton per shperndarjen e qarkores se re te gjermanise per regjistrimin e shtetasve te kosoves 67d809f2890d1
Story i radhës

Ambasada e Kosovës njofton për shpërndarjen e Qarkorës së re të Gjermanisë për regjistrimin e shtetasve të Kosovës

Të fundit nga

Tërmet në veri të Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 u raportua në orën 19:46, të hënën në veri të Kalifornisë më pak se një milje nga Dublini, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti ndodhi një milje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë