Përplasi këmbësorin me karrocë dhe u zhduk, bie në pranga i riu

Ka rënë në prangat e Policisë së Korçës shoferi 20-vjeçar i mjetit tip “Audi” që përplasi një person me karrocë mbrëmjen e kaluar në Maliq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, ku 20-vjeçari duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi përplasi 61 vjeç, dhe u largua nga vendngjarja.

Ditën e sotme policia njofton se i riu është vënë në pranga dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Audi”, i cili u largua nga vendi i aksidentit, konkretisht shtetasit K. F., 20 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka përplasur një karrocë me drejtues shtetasin F. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Story i mëparshëm

Krasniqi: Asociacioni duhet të shkruhet së bashku me SHBA-në

Story i radhës

Izraeli zotohet se do të mbrohet kundër çfarëdo sulmi nga Irani

Të fundit nga