Përplaset nga një kamion, ndërron jetë ish-kampioni i çiklizmit

November 30, 2022
1 minut lexim

Ish-kampioni i çiklizmit Davide Rebelin ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor. 

51-vjeçari po ngiste biçikletën e tij për një stërvitje kur u godit dhe përplas nga një kamion në zonën e Vicenzës.

Shoferi i kamionit nuk e kishte vënë re aksidentin dhe vazhdoi rrugën e tij.

Ai ishte çiklist profesionist që nga viti 1992. Rebelin kishte fituar një garë Amstel Gold, tre edicione të Freccia Vallone dhe një fazë të “Giro d’Italia” në karrierën e tij.

Rebelin pati marrë dhe një medalje argjendi në Lojërat e Pekinit, por iu u hoq më vonë për shkak se testi i dopingut rezultoi pozitiv.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Microsoft adreson performancën e dobët të Windows 11 në video lojëra

Story i radhës

Kush është ai mjek gënjeshtar që flet për Xherdan Shaqirin…

Të fundit nga

ShkoLartë