‘Përplasen’ gjatë debatit Tërmkolli dhe Shkëlzen Gashi: Mos komuniko me mua sikur ata 46% të Albinit

Një pakënaqësi u krijua në studion e Pressingut në T7 mes aktivistit Shkëlzen Gashi dhe ish-deputetes Melihate Tërmkolli.

Aktivisti Shkëlzen Gashi po i parashtronte pyetje ish-deputetes që a duhet bërë Asociacioni menjeherë, e aty Tërmkolli i dha një “porosi” atij.

“Pytja jem është: ShBA po kërkon që Asociacioni me u bë mënjeherë, mandej flasim për tjerat, a me bo a jo kjo është pyetja?”, iu drejtua Gashi, Tërmkollit.

E Tërmkolli iu përgjigj:  

“Puna e parë, Shkëlzen me mu me komuniku sikur me ata 46% analfabetë funksionalë të Albinit nuk është mirë, nuk të lejoj”.

“S’po komunikoj unë ta bëra pyetjen”, iu kthye Gashi asaj.

Pastaj, Tërmkolli filloi t’i kthente përgjigjen në pyetjen që ia shtroi Gashi.

“Largojuni qasjes rigjide në politikë, keni qasje të ngurtë, nuk bëhet politika e ngurtë”, tha ajo.

E këtu Gashi, ia ktheu njejtë ish-deputetes.

“Nuk mundesh me komuniku me mua si me elektoratin e LDK-së 12%, nuk mundësh kështu”, i tha ai.

Më pas biseda mori rrjedhën e zakonshme dhe Tërmkolli tha se në situatën e krijuar me shumë tensione në veri, kryeministrit Albin Kurti i ka munguar bashkëpunimi me ndërkombëtarët.

Story i mëparshëm

Junta e Gabonit emëron kryeministrin e ri

Story i radhës

Ambasada e SHBA-ve në Shkup: Shpresojmë që ndryshimet në Kodin Penal janë harmonizuar me standardet evropiane

Të fundit nga