Përplasen ashpër Ndreca me Zaloshnjën: Vetëm pedagog s’të them dot, studentëve të tu duhet t’u vijë turp prej teje

min lexim

Profesori Altin Zaloshnja dhe avokati Plarent Ndreca janë përfshirë në një debat me tone të ashpra gjatë bisedës në emisionin “Open” sa i përket çështjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me Ramën.

Gjatë tensioneve Zaloshnja e ka cilësuar Ndrecën si “gjsymëavokat”, gjë që ky i fundit nuk e ka pritur mirë duke i thënë se studentëve të tij duhet “t’u vijë turp” nga ai pasi etiketon njerëzit gjatë debatit ndërkohë që nuk i ka përballë.

“T’u vijë turp studentëve të tu që ti etiketon njerëzit. Pse nuk u turrët kur më tha mua gjysmëavokat? Kam qenë sekretar i ministrisë së arsimit.kam parë profesorë si ty dhe ata që etiketojnë të tjerët në debat  kur nuk i shohin nuk e kanë aurën e pedagogut.

Mund  të jesh pedagogu  më i mirë në Amerikë, t’i thuash një personi gjysmëavokat kur nuk e di kush jam unë tregon se nuk je pedagog, nuk po sillesh si qytetar”, ka reaguar Ndreca i indinjuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritet në 57 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Greqi

Story i radhës

Plagosje me thikë në veri, Sveçla thotë se autori është pjesë e strukturave paralele serbe

Të fundit nga