Përpjekjet e gazetarëve për të mbrojtur privacinë gjatë Olimpikeve të Pekinit

February 7, 2022
min lexim

Shumë gazetarë të huaj në Lojërat Olimpike të Pekinit i thanë Zërit të Amerikës se kanë sjellë me vete pajisje elektronike, si telefona apo kompjutera, por kanë fshirë nga to të gjitha të dhënat personale, për të mbrojtur privatësinë e tyre dixhitale. Gazetari i Zërit të Amerikës Bill Gallo thotë se arsyeja pse gazetarët e huaj kanë vepruar kështu në Kinë është sepse ky vend ka një histori të gjatë të vëzhgimit dhe kufizimit të gazetarëve.

Gazetarët që po mbulojnë Lojrat Olimpike në Kinë nuk mund të dalin nga zona e izoluar nga pjesa tjetër e Pekinit. Por kufizimet e pandemisë nuk janë e vetmja sfidë. Një tjetër është privatësia dixhitale dhe gazetarët kanë ndëmarrë veprime të jashtëzakonshme për t’u mbrojtur.

Korrespondenti James Griffiths mbulon Azinë për gazetën kanadeze “The Globe and Mail”. Ai foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

Kompjuterit në të cilin po flasim tani i hoqa të gjitha të dhënat e mia. Gjithashtu kam një telefon dhe iPad pa të dhënat e mia të zakonshme. Gjatë kohës që jam këtu nuk jam futur në shumicën e llogarive të mia dixhitale.”

Kjo është kostoja me të cilën përballet raportimi në Kinë, një nga vendet më armiqësore në botë për gazetarët.

Ky vend mban gjithçka nën vëzhgim dhe drejtohet nga një qeveri që dihet se udhëzon shumë hakerime dhe grumbullon sasi masive të dhënash personale, si brenda dhe jashtë vendit”, thotë gazetari James Griffiths.

Klubi i Korrespondentëve të Huaj në Kinë paralajmëroi se liria e medias po bie me “shpejtësi të jashtëzakonshme” duke përmendur shtimin e kërcënimeve për veprime ligjore dhe sulme të mbështetura nga shteti kundër gazetarëve të huaj.

Deri më tani, gazetarët në zonën e izoluar të lojrave olimpike nuk kanë raportuar për probleme, edhe pse lëvizjet e tyre janë të kufizuara. Gazetarja sportive, Donna Spencer me shtypin kanadez, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

Mund të veprojmë si reporterë pa kufizime, por duke u vëzhguar nga të gjitha anët me kamera. Ky izolim na pengon të raportojmë si një gazetar i huaj që do të ishte në Kinë gjatë gjithë vitit”.

Është një kompromis i nevojshëm, thotë gazetari australian Eryk Bagshaw.

Në thelb, i nënshtrohesh një mbikëqyrjeje të plotë, saqë pothuajse gjen liri në të. Kudo ka kamera, çfarë e bën të pamundur të bisedosh me një disident kinez.”

Por raportimi në kushte të tilla ka edhe sfidat e veta. Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës, gazetari australian Eryk Bagshaw u ndërpre nga autoritet që i kërkonin atij provën e testit të kovidit.

“Sapo ta përfundoj këtë intervistë mund të zbres poshtë. Do të jem aty për dhjetë minuta“, dëgjohet të thotë gazetari duke biseduar në telefon me autoritet. “Ja, shembulli konkret” , thotë korrespondenti australian.

Një tjetër sfidë e gazetarisë gjatë pandemisë në Kinë./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

4 shenjat që tregojnë se po pini kafe më shumë se sa duhet

Story i radhës

Rasti ‘Ëmbla’ Taravari: Ka edhe simptome të autizmit me momente agresiviteti – kërkojmë vlerësim të ri nga Komisioni!

Të fundit nga

ShkoLartë