Përpjekja e familjes ukrainase për të arritur sigurinë përfundon në tragjedi

April 3, 2022
1 minut lexim

Pamjet me dron tregojnë tre makina duke ecur me shpejtësi përgjatë një rruge kryesore të zbrazët jashtë kryeqytetit ukrainas Kiev, kur papritur kthehen dhe vrapojnë prapa – të gjitha përveç njërës, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Kjo makinë e bardhë kthehet, por më pas ndalon. Një burrë del jashtë dhe ngre duart. Pastaj trupi i tij bie në tokë. Pak çaste më vonë, ushtarët rusë afrohen. Një grua e moshuar dhe një fëmijë lënë makinën dhe një ushtar i largon ata.

Njeriu në tokë ishte Maksim Iovenko. 31-vjeçari u qëllua për vdekje nga forcat ruse që ishin pozicionuar buzë rrugës. U vra edhe gruaja e tij Ksenia, e cila ndodhej në makinë.

Djali i tyre gjashtëvjeçar dhe shoqja e moshuar e familjes që ishin me ta kanë shpëtuar, ndonëse ajo ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital. (Të dyja familjet na kërkuan të mos i përmendim.)

“Derisa pashë videon, kisha ende pak shpresë,” i thotë babai i Maksim Sergiy Iovenko për BBC në Kiev, ku ai jeton. “Unë shpresoja se ai ishte gjallë.”.

Incidenti ndodhi më 7 mars, kur Maksim dhe familja e tij iu bashkuan një kolone prej rreth 10 makinash civilësh që përpiqeshin të arrinin në Kiev nga periferia perëndimore e qytetit, i cili ishte kthyer në një zonë konflikti.

Ai u filmua nga një grup i mbrojtjes territoriale ukrainase duke bërë zbulim ajror dhe u shpërnda gjerësisht.

Kur një mik i Maksimit, i cili ishte pjesë e autokolonës, i telefonoi Sergiy-t për t’i treguar lajmin, Sergiy thotë se ai menjëherë e kuptoi se diçka nuk shkonte. Kur ai e mori telefonin ra heshtja dhe më në fund miku i tha: “Qëndroni fort, iku djali dhe nusja”.

Maksim jetonte në Kiev dhe punonte për një agjenci udhëtimesh, ku u takuan ai dhe Ksenia. Sergiy e përshkruan djalin e tij si një burrë familjar me një zemër të mirë që i pëlqente të këndonte karaoke. Por hobi i tij më i madh ishte familja, thotë ai. Ai e donte shumë djalin e tij dhe ky ishte pasioni i tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Salianji takime në Korçë: Duhet proces real bashkimi

Story i radhës

Çfarë thotë shkenca? Sa orë në javë do të duhej të punonim?

Të fundit nga

ShkoLartë