Përndiqte një 38-vjeçare dhe e kërcënonte se do i publikonte foto intime, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

1 minut lexim

Një 21-vjeçar është vënë në pranga për përndjekje dhe kërcënime përmes telefonit një 38-vjeçare.

38-vjeçarja e ka denoncuar në polici duke deklaruar se 21-vjeçari i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Sipas saj i riu G. M e ka përndjekur dhe kërcënuar se do i publikonte disa foto intime të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Story i mëparshëm

Fronti Europian dorëzoi listat për deputetë/ Аdemi: Jemi fitues të zgjedhjeve më 24 prill dhe 8 maj

Story i radhës

Një nënë nga Podujeva lind katërnjakë – tre djem dhe një vajzë

Të fundit nga