Përmirësohet situata e zjarreve në disa zona, ministri i Mbrojtjes: Në Memaliaj, puna e emergjencave e vështirë për shkak të terrenit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një përmbledhje të situatës së zjarrëve në vend. Sipas tij, është arritur të përmirësohet situata në disa vatra zjarri në territorin e vendit.

Është fikur zjarri në drejtim të Kreshpanit, në masivin me ullishte dhe po mbahet në monitorim nga trupat e FA dhe efektivë të MZSH.

Ndërkohë po vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos.

“Në fshatin Hekal, në Mallakastër situata është nën kontroll dhe po izolohet edhe vatra e fundit aktive. Po vijon operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Vlorë.

E vështirë është puna e forcave të emergjencave për shkak të terrenit në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj. Por përhapja e zjarrit është e dobët, pasi zjarri ndodhet mes dy zallishteve.

Është arritur të izolohet plotësisht zjarri në malin e Gjallicës në njësinë administrative Shtiqen, në Kukës.

Po ashtu janë vënë tërësisht nën kontroll flakët dhe vatrat në fshatin Mandaj, në njësinë administrative Helmas në Kavajë”, thote ministri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiq: Është në interesin tonë të lidhemi me Graçanicën, Prishtinën, Tiranën dhe Durrësin

Story i radhës

Zbulohet haremi i Prigozhin: Marrëdhënie me virgjëresha për të zgjatur rininë

Të fundit nga