​Përmes platformës “Super Puna” planifikohet punësimin i mbi 10 mijë të rinjve

February 6, 2023
1 minut lexim

Qeveria e Kosovës ka prezantuar platformën “Super Puna”, e cila ka për qëllim punësimin e të rinjve. Për këta të fundit që punësohen për herë të parë, shteti do të subvencionojë pagën minimale.

Kryeministri Albin Kurti tha se vitin e kaluar janë zbatuar skema, me qëllim të punësimit të shumë kategorive.

“Nga sot po fillojmë pilotimin e skemës, nga kjo qeveria do të subvencionojë 264 euro për gjashtë muaj. Duke u ofruar të rinjve mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre, do të rritet edhe më tej ekonomia e vendit. Rininë e kemi aset të së tashmes, e potencial të së ardhmes“, ka thënë ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se kjo skemë mundëson punësimin për të rinjtë dhe subvencionimin e pagës për gjashtë muaj.

Mundësia është që punëdhënësi të shtojë mbi këtë shumë. Synimi ynë do të jetë që përmes kësaj platforme, që të kemi mbështetjen e 10 mijë vendeve të punës për të rinjtë prej 18 deri më 25 vjeçare. I punësuari për gjashtë muaj do të marrë pagë të garantuar nga shteti. Çka kemi bërë për të lehtësuar këtë proces? Kemi bërë një platformë automatike që automatizon shumicën e proceseve“, u shpreh ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lëvizja e lirë e mallrave në agjendën e skriningut bilateral në Bruksel

Story i radhës

Numrat e telefonit për ndihmë të qytetarëve të RMV-së në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë