permbytjetministria e mbrotjesmbi 155 efektive ne terren per te ndihmuar qytetaret 696126f2dd850

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

January 9, 2026
1 minut lexim

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Në një njoftim të shpërndarë për mediat bëhet e ditur se efektivët e Komandës Mbështetëse dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, janë të dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve.



Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në çdo zonë ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe menaxhimin e situatave emergjente.

Në Vlorë, janë angazhuar 37 efektivë, 4 mjete dhe 3 gomone dhe një ambulancë me 2 efektivë mjekësorë.

Në Durrës janë angazhuar 61 efektivë, 17 mjete, 5 gomone, 7 agregate motopompe, nga të cilat 4 janë me fuqi të lartë thithëse, 1 me fuqi të mesme dhe 2 me fuqi të vogël.

Në Gjirokastër janë angazhuar 27 efektivë me 4 mjete. Në zonën e urës së Mifolit në fshatin Ferras, në Fier po punojnë 23 forca, 34 mjete dhe 1 motovarkë.

Sakaq, në Kurbin u zhvillua një operacion xhenierik për të pastruar rrugët me 3 efektivë dhe 2 mjete.

Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyrtari i nato kercenon shba po moret groenlanden do marrim bazat amerikane ne europe 696123e610818
Lajmi i mëparshëm

Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Po morët Groenlandën, do marrim bazat amerikane në Europë!

jennifer lawrence shfaqet me veshje te cuditshme pas nominimit te mikeshes se saj a list 69612a33b9a3d
Lajmi i radhës

Jennifer Lawrence shfaqet me veshje të çuditshme pas nominimit të mikeshës së saj A-list

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë