permbytjet si paraqitet situata ne durres 69676a12911b5

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës

January 14, 2026
1 minut lexim

Situata në territorin e Bashkisë Durrës paraqitet e qëndrueshme.



Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen dhe lumi Ishëm janë në kuota normale dhe po mbahen në monitorim të plotë.

Edhe në territorin e Bashkisë Krujë, situata paraqitet e qetë. Mëngjesi i sotëm ka nisur me mot të kthjellët dhe gjatë natës nuk janë evidentuar probleme. Grupet e punës kanë dalë në terren dhe vijojnë vlerësimin e dëmeve në banesa, akse rrugore dhe toka bujqësore të përmbytura. Lumenjtë Gjole dhe Zezë janë në kuota normale dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Në Bashkinë Shijak, mëngjesi ka qenë me mot të kthjellët, ndërsa nata ka kaluar pa problematika. Gjatë ditës së sotme, strukturat e bashkisë do të vijojnë punën në terren për plotësimin e akt-konstatimeve të banesave të prekura nga uji.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedia ne crans montana ndoqi udhezimet e punedhenesve te saj kamerierja 24 vjecare qe mbante fishekzjarret vdiq nga asfiksia 69676707d2a60
Lajmi i mëparshëm

Tragjedia në Crans-Montana/ Ndoqi udhëzimet e punëdhënësve të saj, kamerierja 24-vjeçare që mbante fishekzjarrët vdiq nga asfiksia

protestat ne iran grupet e te drejtave te njeriut te pakten 2571 te vdekur 69676b44994d9
Lajmi i radhës

Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë